Mosvotimi i buxhetit përplas VV-në me PDK-në, deputetët me kërkesa ndaj Qeverisë për Coronavirusin

Prishtinë | 13 Mar 2020 | 15:25 | Nga Arlinda Sejdiu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale diskutuan për masat e marra për mbrojtje nga Coronavirusi, raporton Ekonomia Online.

Aty u tha se mbetët shqetësuese që nga masat e marra nga Qeveria qe njëri prind të lirohet nga puna, nuk përfshihet edhe stafi shëndetësor.

Madje nga anëtarët e këtij komisioni u kërkua nga Qeveria  që nga fondi 10 milionë eurosh të përfshihet pagesa e stafit shëndetësor.

Çështja e mosvotimit të buxhetit shkaktoi debat ndërmjet anëtarëve të PDK-së dhe VV-së. Aty u tha se mos votimi i buxhetit do të sjellë probleme.

Kryetarja e këtij Komisioni, Albena Reshitaj shprehi dy shqetësimet sa i përket vendimit të qeverisë për masat e marra ndaj rrezikut me Coronavirus.

Ajo tha se lirimi i njëri prind nga puna nuk do të duhej të ishte rekomandim, por vendim.

“Dy shqetësime sa i përket vendimit të Qeverisë. Mirë që është ndërpre mësimi mirëpo nuk është dashur të jetë rekomandim të lirohet njeri prind, por të jetë vendim”.

“Është rasti të merren vendime të qarta të shpejt. Shqetësim kjo nuk vlen për punëtoret shëndetësor dhe atyre të sigurisë. Është dashur të shihet mundësia që njëri prind të lirohet”.

“E dimë që mjekët duhet të jenë në gjendje gatishmërie, por duhet të mendohet edhe për mosdiskrimimin e personelit shëndetësor. Shpresoj që ky rekomandim të merret parasysh nga Qeveria”, tha Reshitaj.

Nënkryetari i këtij komisioni Haxhi Avdyli, theksoi se përderisa situata në botë është shumë alarmante, Kosova ka fatin e mirë që ende nuk kemi një rast të shënuar me Coronavirus.

Ai tha se si Kosovë kemi punëtorët shëndetësore shumë të përgatitur edhe pse në mungesë.

Madje ai tha se duhet është mirë qe sidomos punëtorët e Klinikës së Infektivës të parashihet rritja e pagës nga fondi 10 milionësh.

“Të kërkojmë nga ministri qe punëtorët e QKUK-së sidomos ata të Klinikës infektive nga fondi 10 milionësh të parashihet pagesa sipas performancës”.

Ish-ministri i Shëndetësinë, anëtar i këtij komisioni, Uran Ismaili tha se qytetarët duhet të mos kenë panik pasi krijohet mbingarkesë te personeli.

Sipas tij, më e rëndësishme është që personeli të mbrohet se sa të paguhet.

“Personeli duhet të mbrohet. Kjo është tejet e rëndësishme. Personelit t’i dërgohen masa mbrojtëse. Situata nuk është e njëjtë. Më e rëndësishme është me i mbrojt se me i paguar”, tha ai.

Ismaili tha se një problem tjetër është mosvotimi i buxhetit, raporton EO.

“Problem tjetër buxheti, mungesa e votimit të buxheti ka me paraqit problem. Kërkoj nga Qeveria të jetë më e angazhuar”.

“Paratë të jenë në dispozicion, paratë nuk duhet tw jenë arsye. Problemi i buxhet dhe pagesave si për pajisje është tepër i  rëndësishëm”, theksoi Ismaili.

Demi sa i përket mosvotimit të buxhetit, tha se ishin deputetët e PDK-së që munguan në komision dhe nuk pati kuorum.

Ismaili i tha Demit se aty ku ka shumicë, shumica e merr vendimin.

“Ne se kemi ditë a e keni kuorumin e as kemi. nëse ju e shihmi se ka nevojë me ju ndihmuar të bëheni pak më të qarte. PDK-ja ju ndihmon”, u shpreh Ismaili.

Ismaili shtoi se buxheti 10 milionë euro nuk guxon të ndalet.

“T’i je tu fol për buxhetin në tërësi. Unë po flas për një buxhet se si u realizuar ai 10 milionë. A e ke pa planin e Qeverisë?”.

“Ky buxhet për Coronavirus qysh janë nda mos me u ndal asnjë cent. Lirojeni sa më shpejt që me pas personeli shëndetësor”, tha ai

Deputeti Bekim Haxhiu në kundërpërgjigje ndaj Demit tha se PDK-ja e voton buxhetin kur nuk është i përfshirë Ligji për Paga, raporton EO.

“Ligji i Pagave nuk e ka parapa në ligjin e buxhetit, kjo është arsyeja”, tha Haxhiu.

Të ngjashme