Mot i butë dhe me diell parashihet të mbaj në Kosovë gjatë së enjtes. Në këtë ditë nuk pritet të ketë reshje shiut e as të borës.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) tregon se temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri në -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 4 deri në 6 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga verilindja dhe jugperëndimi me shpejtësi 1-5m/s.