Mot i ndryshueshëm në Kosovë javën e ardhshme

Prishtinë | 09 Gus 2020 | 18:36 | Nga Ekonomia Online

Moti në Kosovë javën e ardhshme do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe intervale më të gjata me diell.

Pasditet do të shoqërohen herë-herë edhe me reshje lokale shiu.

Reshjet përgjithësisht në gjithë territorin do të jenë shumë më të ulëta sesa reshjet e kësaj jave. Temperaturat minimale do të sillen ndërmjet 16-17 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 27-32 gradë Celsius.

Të ngjashme