Mot kryesisht i vranët dhe i ftohtë pritet të mbajë të enjten në Kosovë.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -3 deri -1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius.
Shtypja atmosferike sërish ka shënuar vlera të larta dhe bashkë me disa parametra tjerë meteorologjik do ta mbajnë këtë gjendje pothuaj stabile.
Do të fryjë erë kryesisht nga veriu dhe verilindja e lehtë deri mesatare.