Sipas MeteoAlb, moti i qëndrueshëm vijon të jetë prezent në territorin e Shqipërisë gjatë orëve të paradites. Por pasditja dhe mbrëmja shtojnë vranësirat në vend, më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore duke sjellë reshje të pakta dëbore në verilindje dhe juglindje të vendit.
Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke regjistruar vlerën termike minimale në qytetin e Pukës dhe Peshkopisë me -5°C, ndërsa vlera maksimale do të shënohet në qytetin e Durrësit me 11°C.
Era do fryjë mesatare në tokë dhe e fortë në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi verilindore duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.