Vendi ynë do të vazhdojë të mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta të ajrit me presion të lartë atmosferik.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-30 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon të mbetet i lartë për shkak të insolacionit të gjatë.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verilindjes.