Moti i keq, Rama ironizon: Çudi pse nuk më fajësojnë mua edhe për përmbytjet në Itali e Greqi

Prishtinë | 07 Jan 2026 | 10:08 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama thotë se opozita gabon duke e bërë përgjegjëse qeverinë e tij për përmbytjet në Durrës dhe qytetet e tjera të vendit. Në një postim ironik në X, Rama thotë se është habitur si nuk po e fajësojnë edhe për përmbytjet në vendet e tjera të rajonit.

“Nuk e kuptoj pse nuk po më fajësojnë akoma mua, qeverinë dhe bashkinë e Durrësit, për reshjet mbytëse të këtyre ditëve në Itali, Greqi, Mal të Zi, Kroaci e me radhë… Çudi e madhe opozitat andej, po të paktën të fajësonin qeveritë e tyre, po hiç, asnjë llaf”, shkruan Rama.

Prej ditës së martë, i gjithë vendi është përfshirë nga moti i keq, që ka shkaktuar përmbytje, bllokim dhe prishje rrugësh dhe probleme të tjera për jetën e qytetarëve.


Të ngjashme