Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se java e katërt e muajit nëntor parashihet me mot të ndryshueshëm.
Të hënën dhe të martën parashihet mot kryesisht i vranët dhe me shi. Ndërkaq të mërkurën dhe të enjten parashihet mot me intervale me diell dhe relativisht i ngrohtë.
Të premten sërish parashihen vranësira të cilat vende-vende mund të sjellin riga të shiut.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës thotë se temperaturat minimale gjatë këtyre pesë ditëve të parashikohen të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-13 gradë celsius.
Të mërkurën, në viset e ulëta do të ketë kushte për mjegull dhe mund të përsëritet edhe ditën e enjte.
Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit dhe verilindjes me shpejtësi 1-8m/s.