Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë mot me diell dhe jo stabilë, i përcjellur me vranësira të dendura, reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Sipas Institutit, kjo gjendje meteorologjike e pa qëndrueshme do ta përfshijë pjesën më të madhe të territorit.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 25-26 gradë Celsius, Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme por që dominues do të mbetet drejtimi i verilindjes, ku shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 11ms”, thuhet në njoftimin e Institutit.