Instituti hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot dhe nesër në vendin tonë do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit, sot do të mbajë mot kryesisht me diell, në mëngjes vende-vende do të ketë kushte për mjegull të radiacionit e cila do të jetë afatshkurtër. Kurse, të dielën do të ketë mot kryesisht i vranët, ku pasdite vranësirat do të krijojnë kushte për reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -1 gradë Celsius. Ndërsa maksimalet e ditës parashihet të të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare”, thuhet në njoftim.