Moti në Kosovë – kryesisht i vranët dhe me intervale me diell

Prishtinë | 06 Mar 2023 | 07:56 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se sot do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me intervale me diell.

Sipas IHMK-së, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu të intensitetit të dobët, ndërsa në viset malore reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar.

Temperaturat minimale pritet të sillën ndërmjet -1 dhe 1 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale ndërmjet 10 dhe 12 gradë Celsius.

“Parashihet të fryjë erë nga jugu dhe juglindja me shpejtësi 1-9m/s”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme