Mot me diell dhe kryesisht i qetë do të mbajë gjatë këtyre dy ditëve të vikendit.
Mëngjesi, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, do të jetë relativisht i ftohtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 19-21 gradë Celsius.
Amplitudat në fushat barike do të shënojnë ngritje duke e mbajtur këtë gjendje stabile të motit. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë deri mesatare.
Në bazë të ecurive sinoptike mot kryesisht i ngjashëm do të na shoqëroj deri në fund të këtij muaji, me temperatura kryesisht të ngjashme.