Sipas Prishtina Weather në ditët e fundjavës mot më i butë, me vranësira dhe intervale me diell. Javën e ardhshme kryesisht me vranësira, e me mundësi për reshje të dobëta shiu.
Ditëve të fundjavës do të mbajë mot i butë, të shtunën kryesisht me diell, e ditën e diel me vranësira dhe intervale me diell, e vende-vende mund të ketë edhe ndonjë rigë lokale shiu.
E në tri ditët e fundit të muajit mars do të mbajë mot kryesisht me vranësira, por edhe me intervale me diell gjatë ditës, e nuk përjashtohen mundësi për reshje të dobëta shiu të hënën dhe pasditen e së mërkurës.
Periudha më të gjata të qetësisë që priten në ditët në vijim, do të ndikojnë që ndotësit ajror të mbeten më të koncentruar pranë sipërfaqes, kështuqë indeksi i cilësisë së ajrit do të mbetet më gjatë në vlera të dobëta, vetëm gjatë ditës kur mund të fryjnë erëra, cilësia e ajrit shënon përmirësim në vlera mesatare, e vende-vende edhe të pranueshme.
27.03 – Pas mëngjesit me ngrica. Ditën më butë dhe kryesisht me diell. Pasdite dhe në mbrëmje intervale me vranësira.
28.03 – Butë, vranësira dhe intervale me diell.
29.03 – Kryesisht me vranësira, e orëve të mëngjesit me mundësi për riga lokale shiu.
30.03 – Kryesisht me vranësira.
31.03 – Kryesisht me vranësira, e orëve të pasdites priten mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.
Temperaturat minimale ditën e enjte pësojnë rënie gradualisht në rritje, nga -2C deri në 3C, e maksimalet shënojnë përreth vlerave mesatare dhe lëvizin ndërmjet 12C dhe 14C.
Do të fryj erë e lehtë dhe mesatare nga jugperëndimi 3-6m/s, e nga e diela nga verilindja 4-9m/s.
Shtypja atmosferike me tendencë të rritjes lartë mbi vlera normale.