Instituti Hidrometeorologjik ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend gjatë javës së fundit të shtatorit.
Sipas IHMK-së, nga dita e martë do të këtë reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Reshjet pritet të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave.
“Java e fundit e muajit shtator do të vijoj me kushte të ndryshueshme meteorologjike. Kjo situatë vije si pasojë e ndryshimit të fushave barike dhe elementeve tjera meteorologjike. Do të ketë vranësira të dendura të cilat nga dita e marte do të krijojnë kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Reshjet do të vazhdojnë kohë pas kohe deri ditën e premte me intensitet të ndryshueshëm, ku më pas do të ketë ngritje të lehta të temperaturave”, thuhet në njoftim.