Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të fillojë me mot me vranësira dhe kushte për reshje.
Reshjet parashihen të jenë të karakterit lokal.
Të martën dhe të mërkurën parashihen të mbajë mot i qëndrueshëm me vranësira dhe intervale me diell.
Të enjten dhe të premten sërish parashihet destabilizim i motit, duke u krijuar kushtet për reshje shiu.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3-6 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 12m/s”, thuhet në njoftim.
Kjo situatë meteorologjike që do të mbizotërojë gjatë javës së ardhshme, do të mundësojë qarkullim aktiv dhe të vazhdueshëm të masave të ajrit, kështu që cilësia e ajrit po thuaj se gjatë gjithë javës, parashihet të jetë në vlerat e shëndetshme.