Moti sot me diell, temperaturat deri në 33 gradë

Prishtinë | 09 Qer 2024 | 08:06 | Nga Ekonomia Online

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot parashihet  të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Sipas njoftimin të këtij instituti, temperaturat maksimale do të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë Celsius.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 29-33  gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i juglindjes”, thuhet tutje në njoftimin e IHMK-së.

Të ngjashme