Situata meteorologjike vazhdon të mbetet stabile. Kjo për shkak të masave të ajrit me presion të lartë atmosferikë.
Në disa territore, si pasojë e radiacionit, parashihet të ketë mjegull të lehtë, kryesisht në orët e para të ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-26 gradë celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet e ndryshme.