Gjatë ditës së sotme parashihet të mbajë mot i vranët.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, thotë se në mëngjes parashihet mot me ngrica të dobëta, por për shkak të lagështisë së lartë të ajrit, drejtuesit e makinave duhet të kenë kujdes në komunikacion.
“Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -2 deri 1 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 2-6 gradë celsius deri 6 gradë celsius”, thuhet në njoftim.
Shtypja atmosferike mbetet e lartë, dukshëm mbi vlerat e normales, cilësia e ajrit gjithashtu mbetet në vlerat e pashëndetshme, për shkak të kësaj situate pasive meteorologjike.
“Do të fryjë erë e dobët nga verilindja”, përfundon njoftimi i IHMK-së.