Moti sot në Shqipëri

Prishtinë | 31 Kor 2019 | 09:36 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot në Shqipëri parashikohet i kthjellët e me zhvillim të vranësirave në mesditë në pjesën jugore dhe lindore.

Reshje shiu parashikohen me intensitet të ulët lokal në mesditë deri në pasdite në zonat malore dhe pjesën jugore.

Mjegullinë lokale në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë Veri-Veriperëndim 1-10 m/sek. Përgjatë vijës bregdetare jugore deri në 15 m/s.

Valëzimi në dete do të jetë i forcës 1-2 ballë.

Temperaturat minimale parashikohen nga 17-19 gradë celsius, ndërsa maksimalet 28-34 gradë celsius.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme