Tottenham Hotspur po lëviz për anësorin e Interit, Ivan Perisic, i cili pëlqehet shumë nga trajneri Jose Mourinho.
Sipas mediumit Goal, menaxheri i Spurs, Mourinho është i etur për të punuar me mesfushorin kroat, i cili do të kthehet te Nerazzurrët pasi Bayern Munich të përfundojë sezonin e tyre në Ligën e Kampionëve.
Bayern mund të nënshkruajë Perisic përgjithmonë për 20 milionë euro, por disa herë deri më tani është raportuar se gjermanët nuk do ta shfrytëzojnë këtë opsion
Nga ana e tij, Mourinho është një tifoz i madh i Perisic, të cilin dy herë është përpjekur të nënshkruajë sa ishte në krye të Manchester Unitedit.
Këtë sezon, Perisic ka luajtur 31 ndeshje për Bayernin, duke shënuar 6 gola dhe prodhuar 10 asistime.
Ndryshe, ylli kroat është lidhur edhe me një kalim te Unitedi në një marrëvehsje shkëmbimi me Alexis Sanchez.