Jose Mourinho mendon se Manchester United nuk merr trajtim fer në Premierligë.
Trajneri portugez beson se ai nuk është figurë e pëlqyer nga autoritetet e futbollit, duke i kontribuar orarit të vështirë të ekipit të tij.
Mourinho ka aluduar se ekipet rivale dhe disa nga trajnerët kanë trajtim më të favorshëm, duke folur për beIN Sports, përcjell Insajderi
Sipas protugezit, United nuk trajtohet me të drejtë sa i përket transmetimit në televizion të ndeshjeve të Premierligës.
Manchester Unitedit gjatë periudhës së Krishtlindjeve iu transmetuan më pak ndeshje se ndonjë skuadre tjetër në top katërshe të Premierligës.
Kur u pyet se a do të ankohej te Federata e Futbollit ose te zyrtarët e Premierligës për këtë situatë, portugezi tha se ai nuk do të ankohet rreth kësaj.
“Jo. jo. Përgjigja është gjithmonë e njejtë. Ju – televizionet – merrni vendimet dhe ne duhet t’i pranojmë”, tha portugezi.
“Besoj se ju i bëni vendimet por po ashtu besoj se disa klube dhe disa menaxherë kanë miq të mirë në pozita të larta, dhe unë nuk kam ndonjë të tillë”, deklaroi Mourinho.