Rinovimi i Jose Mourinhos me Manchester United tashmë nuk është më aq i sigurt.
Humbja në derbin ndaj Manchester City-it, barazimi i fundit ndaj Leicester City-it në kampionat dhe diferenca prej 13 pikësh me skuadrën e Guardiolës në renditje ka bërë që drejtuesit e Djajve të Kuq të kenë dyshime për sa i përket rinovimit të kontratës me Special One që përpara disa muajsh quhej një çështje e kryer.
Sipas asaj që shkruajnë mediat angleze rezultatet e fundit kanë vendosur në pikëpyetje të ardhmen e Jose Mourinhos në krye të United.
Kontrata e trajnerit luzitan me klubin nga Old Trafford, skadon në verën e vitit 2019.