Jose Mourinho është tallur shumë keq me Antonio Conten.
Pas paralajmërimit të italianit që lojtarët e Chelseat të mos e kenë një fund-sezon të tillë si atë me Mourinhon, portugezi ka reaguar me ironi.
“Nuk e di. Unë nuk do të humb flokët e mi për të folur për Conten”, deklaroi Mourinho, përcjellë “Lajmi.net”.
Të dy trajnerët kanë krijuar një rivalitet të madh në vitin e fundit.
Madje, trajneri i Manchester Unitedit dhe ai i Chelseat, kanë pasur edhe akuza direkte për njëri-tjetrin.