Manchester United është gati të paguaj 52 milionë euro për Victor Lindelof
Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho dëshiron të përforcohet me dy qendërmbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.
Dëshira e parë e tij është Victor Lindelof i Benficas, për të cilin është gati të paguaj 52 milionë euro, shkruan Daily Express.
Futbollisti i dytë që pritet t’i bashkohet Unitedit është qendërmbrojtësi i Southamptonit, Jose Fonte, i cili ka kërkuar nga drejtuesit e skuadrës që ta lejojnë të largohet për Old Trafford.