Jose Mourinho ka vazhduar luftën e fjalëve me Antonio Conten, duke pohuar se fjalët e tij janë keqinterpretuar nga trajneri italian.
Conte ka thënë se menaxheri i Manchester Unitedit ka harruar sjelljet e tij të kaluara kur Mourinho ka theksuar se ai është sjell si palaço në bankën rezervë.
Por portugezi ka insistuar se po i referohej vetes kur foli për sjelljet e këqija në zonën e trajnerit.
“Nuk e fajësoj atë”, ka thënë Mourinho pas fitores 2 me 0 ndaj Derbyt në Old Trafford.
“Sinqerisht, nuk e fajësoj atë. Pyetja e bërë për të ishte gabim dhe shkaku i kësaj reagoi jashtë kontrollit. Por nuk e fajësoj atë”, ka shtuar portugezi.
“Ajo çfarë nuk do të më ndodh mua kurrë është që nuk do të suspendohem për kurdisje të ndeshjeve, kurrë nuk më ka ndodhur kjo dhe kurrë nuk do të ndodhë”.
Mourinho po i referohej kohës kur Conte sa ishte trajner i Sienas ishte suspenduar për kurdisje ndeshjesh.