Mourinho zbulon zyrën e tij të re që i ngjan një dhome hoteli luksoz

Prishtinë | 08 Kor 2016 | 17:40 | Nga

Menaxheri i Manchester United Jose Mourinho ka lejuar tifozët të kenë një shikim brenda zyrës së tij të re në Carrington pasi postoi një foto në faqen e tij të Instagram.

Dhoma e madhe me një dritare sa e gjithë faqja e murit te baza e stërvitjes së United ka një televizor të madh dhe një biçikletë palestre, mbi të cilën Jose është fotografuar.

Në TV mesa duket është një xhirim i kapitenit të tij Wayne Rooney, i cili po flet për kamerën teksa është në një fushë stërvitore.

Në një mur xhami të zyrës janë vendosur tre certifikatat e tij të “Guiness World Records”.

Rekordet e tij janë: Më shumë pikë në një kampionat të Premier League (95), më shumë tituj Champions League të fituar me klube të ndryshme (dy), trajneri më i ri që arrin shifrën e 100 ndeshjeve në Champions League (49 vite dhe 12 ditë) dhe më shumë ndeshje brenda pa humbje në Premier League (77).

Mourinho ka nënshkruar një kontratë trevjeçare me “djajtë e kuq” gjatë majit të kaluar, duke i zënë vendin Louis van Gaal.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme