Mozzik e mbështet Loredanën në projektin e ri muzikor

Prishtinë | 23 Qer 2023 | 15:02 | Nga Ekonomia Online

Reperja kosovare Loredana dje e ka publikuar projekti e saj më të ri muzikor “Gallery Dept”.

Brenda pak orëve të publikimit kënga mori vëmendjen e adhuruesve shqiptarë e ndërkombëtarë të këngëtares.

Në mesin e këtyre mbështetësve për Loredanën ishte edhe ish-bashkëshorti i saj, Mozzik.

Ai me anë të një story në Instagram e ka shpërndarë këngën e Loredanës duke thënë “Nëna e Hanës”.

Ish-çifti e kanë bashkë një vazjë e cila quhet Hanë. Më pas edhe Loredana e shpërndau në profilin e saj në Instagram storyn e Mozzik.

Të ngjashme