Ministria e Punëve të Brendshme në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, kanë përuruar sistemin e ri të gjendjes civile.
Tani e tutje, qytetarët e Republikës së Kosovës me vendbanim në Gjermani, Zvicër, Itali, Turqi dhe Arabi Saudite, kanë mundësi që faktet e gjendjes civile të ndodhura jashtë vendit, siç janë: lindja, martesa dhe vdekja, t’i regjistrojnë drejtpërsëdrejti në konsullatë.
Me këtë shërbim, shtetasve të Republikës së Kosovës, iu krijohet lehtësie madhe për pajisje me dokumente personale siç janë ai për letërnjoftim dhe pasaportë.
Ky sistem prej sot fillon të funksionojë në konsullatat e Kosovës, në shtetet e lartcekura, ndërsa, pritet në vazhdim të krijohet mundësia teknike dhe ligjore edhe për konsullatat tjera të Kosovës.