Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes.Rruga në afërsi të pikëkalimit kufitar mes Serbisë dhe Kosovës, Merdarë, është bllokuar në pjesën serbe pasditen e së premtes.
Në të dhënat e zakonshme të fluksit kufitar që Ministria e Punëve të Brendshme i përditëson kohë pas kohe, përditësimi i disa çasteve më parë njofton se pikat kufitare: Jarinje, Bërnjak, Merdarë janë të bllokuara.
Derisa fluksi në pikat tjera kufitare është zero, në këto tri pika që qojnë për në Serbi thuhet se hyrje-daljet janë të bllokuara për shtetasit me dokumente të Republikës së Kosovës.
Për dallim nga këto tri pika, Mutivoda, Muçibaba dhe Dheu i Bardhë, që çojnë po ashtu për në Serbi, nuk janë mbyllur