Ministria e Punëve të Brendshme ka reaguar në lidhje me raportimet se është aksidentuar eskorta e ministrit të Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Sipas MPB-së, ka konfirmuar se ka ndodhur aksidenti, por sipas njoftimit, në veturë nuk ka qenë i pranishëm, ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa.
Sipas kësaj ministrie, në aksident kanë qenë katër zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa.
Ky është reagimi i MPB-së:
Reagim në lidhje me raportimet në media për aksidentin ku është e përfshirë edhe një veturë e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Ministria e Punëve të Brendshme ju njofton se sot rreth orës 09:00 në një aksident trafiku në lagjen Arbëria në Prishtinë, njëra nga dy veturat e përfshira në aksident është e MPB-së. Në këtë veturë kanë qenë 4 zyrtarë të kabinetit të ministrit Mustafa.
Ju njoftojmë që në veturën në fjalë nuk ka qenë ministri i Punëve të Brendshme, z.Ekrem Mustafa.
Duke i falënderuar mediet për bashkëpunimin, kërkojmë nga to që në raste të tilla të merret edhe një konfirmim zyrtar nga Ministria e Punëve të Brendshme.