MPJ e Maqedonisë pret informacion për arrestimin e konsullit të nderit në Spanjë

Prishtinë | 10 Pri 2017 | 14:53 | Nga

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka bërë të ditur se nëpërmjet Ambasadës në Madrid është kërkuar verifikim i informacioneve të publikuara në mediet spanjolle për gjoja arrestimin e konsullit të nderit të Maqedonisë në Barcelonë, Mario Deus, i akuzuar për vrasjen e dy fëmijëve të mitur.

“Pas marrjes së informacioneve përkatëse do të shqyrtohen mundësit për marrjen ose mbajtjen e statusit të tij të konsullit të ndertit të R.M-së në Mbretërinë e Spanjës”, thuhet në një njoftim për media të MPJ-së së Maqedonisë, raprton Almakos.

Mario Deus, i cili është shtetas spanjoll, është arrestuar në Afrikën e Jugut nën dyshimin për vrasjen e binjakëve të tij tre vjeçar.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme