Diplomacia serbe edhe më tej vazhdon të tregohet tejet aktive kur bëhet fjalë për shtetin e Kosovës, dhe njohjet që ka pranuar.
Gjatë ditës mediat serbe kanë raportuar se kinse Guinea ka tërhequr sot njohjen e shtetit të Kosovës.
Është zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha ai i cili ka thënë se deri më tani nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyrtare.
“Mediat serbe janë duke e tepruar. Nuk është në rregull që unë me çdo raportim të tyre të merrem, deri më tani nuk kemi pranuar asnjë shkresë nga ky shtetet. Ne nuk kemi pranuar asgjë”, ka thënë ai shkurt për Indeksonline. Ndryshe Guinea është shteti që njohu Kosovën më 12 gusht të vitit 2011.(Indeksonline)