MPJ reagon pas sulmit të autobusit në Serbi me mërgimtarë nga Kosova: Regjimi i Vuçiqit po vazhdon nxitjen e dhunës ndaj shqiptarëve

Prishtinë | 09 Jan 2023 | 15:28 | Nga Ekonomia Online

Një autobus që po udhëtonte nga Peja për në Dortmund është sulmuar me gurë në Serbi.

Lidhur me këtë incident ka reaguar zëvendësministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Liza Gashi duke e akuzuar presidentit serb Aleksandar Vuçiq si nxitës i dhunës ndaj shqiptarëve.

“Dje, një autobus i mbushur me mërgimtarë që udhëtonte nga Kosova për në Gjermani është sulmuar me gurë teksa kalonte nëpër Serbi. Fatmirësisht, askush nuk është lënduar. Megjithatë, ne jemi shumë të shqetësuar nga sulmi dhe dënojmë motivet pas këtij agresioni”, thuhet në reagimin e Gashit.

Të ngjashme