MPMS-ja mbështeti ndërtimin e 7 shtëpive, në plan ndërtimi i 190 të tjerave për komunitetet joshumicë

Prishtinë | 27 Dhj 2018 | 14:36 | Nga Norë Kelmendi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) sot ka mbajtur konferencën e fundvitit ku ka shpalosur rezultatet dhe sfidat që e kanë karakterizuar këtë vit, raporton Ekonomia Online.

Ministri i MPMS-së, Skender Reçica tha se ky vit është përcjellë me shumë sfida, por edhe të arritura për punën e bërë në këtë dikaster.

Reçica tha se sfidë e këtij viti ka qenë marrëdhënia e punës, trajtimi i personave me aftësi të kufizuara, menaxhimi i skemave pensionale dhe shkalla e lartë e papunësisë, raporton Ekonomia Online.

“Sot jemi këtu për të pasqyruar sfidat, problemet por edhe të arriturat që kemi zhvilluar gjatë këtij viti. Po përcjellim një vit me plot sfida, punë dhe të arritura në rrugën tonë drejtë shtet ndërtimit, drejtë mirëqenies së qytetarëve. Viti është karakterizuar me sfida të shumta duke filluar me marrëdhënien e punës, trajtimin e personave me aftësi të kufizuara, menaxhimin e skemave pensionale dhe shkallën e lartë të papunësisë”, tha Reçica.

Ai tha se ky vit për MPMS-në ka qenë vit i reformave e cila sipas Reçicës nuk u ndryshua në legjislaturat e kaluara.

“E kemi quajtur këtë vit si vit të reformave. Korniza ligjore që ne drejtojmë, përgjegjësitë tona një pjesë të tyre thuajse shumë vite nuk ka ndryshuar. Kjo kornizë u plotësua dhe ndryshua gjatë mandatit tonë. Projektligji i punës të cilin e kemi miratuar në qeveri, do ta kemi shpejtë në agjendën legjislative në kuvendin e Kosovës. Ky projektligj rregullon koncepte të reja nga marrëdhënia e punës siç është kontrata e punës, orari i punës dhe pushimi etj”, tha Reçica.

Ky vit Kosovën do ta karakterizojë edhe ligji për lehonat, i cili sipas Reçicës ka ndryshuar me mandatin e tij.

Madje këtë vit do kë ketë kompensim edhe për lehonat të cilat janë të pa puna, ato da marrin 6 muaj kompensim.

“Në të kaluarën lehonat në Kosovë janë trajtuar në kuadër të ligjit për trajtimit të punës të cilat kanë qenë në marrëdhënie pune. Me këtë ligj do rregullohet edhe pushimi i lehonave të cilat janë të papuna. Pushimi i lehonisë do të jetë 12 muaj total. Risi e këtij ligji është pushimi prindëror, do të thotë nga të dy prindërit. Kemi propozuar që nënat e papuna me këtë ligj të iu kompensohet 6 muaj me pagesë”, tha ai.

Reforma sipas Reçicës ka pasur edhe në fushën e pensioneve dhe benificioneve.

“Reformat në fushën e pensioneve dhe benificioneve, ne si vend ballafaqohemi me një sistem shumë të komplikuar të pensioneve. Sfida kryesore që janë ballafaquar zyrtarët e MPMS-së pasi që ka pas kundërshti mes ligjeve, sepse në një ligj qytetarëve iu ofrohet një mundësi sa i përket të drejtave të tyre drejtë sigurimit social ndërsa në një ligj tjetër kjo kundërshtohet. Ka mungesë të ligjit bazik sa i përket pensioneve dhe benificioneve. Tashmë e kemi përcjellë në qeveri koncept dokumentin për reformat në fushën e pensioneve dhe benificione”, tha ministri Reçica.

Ai ka folur edhe për të arriturat në fushën e benuficioneve dhe pensioneve.

“Në këtë kuadër janë funksionalizuar, skemat pensionale, pensioni invalidor i punës, pensioni familjar, ka nisur kompensimi viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë”, tha Reçica

Ndërsa sa i përket ta arriturave në fushën sociale ministri Reçica tha se këtë vit e ka karakterizuar edhe ndërtimi i 7 shtëpive për personat me nevoja sociale.

“Tek të arriturat në fushën sociale, është rritur pagesa mujore për strehim familjar, për fëmijët pa përkujdesje. Në bashkëpunim me komunat është mbështetur ndërtimi i 7 shtëpive për personat me nevoja sociale. Është një procedurë e tenderimit për ndërtimin e 190 shtëpive për komunitetet jo shumicë në vend”, tha ai.

Reçica tha se këtë vit do të ketë edhe një plan organizativ për sigurinë dhe shëndetin në punë.

“Siguria dhe shëndeti në punë, po përmbyllim një vit me shumë raste të vdekjeve në punë dhe si ministri do të kemi një plan organizativ për ta ndryshuar këtë qasje”, shtoi Reçica.

 

Të ngjashme