Kosova nuk po e shfrytëzon MSA-në

Prishtinë | 06 Tet 2016 | 13:16 | Nga Kaltrina Zymberi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Instituti i Prishtinës për Studime Politike dhe Grupi per Studime Politike dhe Juridike sot prezentoi raportin e hulumtimit “Njoha e MSA-së nga qytetarët dhe perceptimet e tyre”

Kjo marrëveshje paraqet një rëndësi të vecantë për Kosovën dhe qytetart e saj, për shkak që kjo marrëveshje ndërton të ardhmen evropiane të Kosovës; andaj nëpërmjet kësaj ankete PIPS dhe GLPS ka synuar të mbledh informata rreth njohurisë së qytetareve për MSA-në dhe perceptimet e tyre të përgjithshme.

Rezultate e këtij hulumtimi, te prezentuar nga Alisa Hasani, tregojnë që 93% të qytetarëve mendojnë që Kosova duhet të antarësohet në Bashkim Evropian. Megjithate hulumtimi po ashtu tregon qe qytetarët janë të pakenaqur me situaten ekonomike (66%) dhe me atë politike (60%).

Qytetarët e pakënaqur me ngjendje, janë po ata te cilet mendojnë qe Kosova nuk është e gatshme ta implementojë MSA-në/ reformat e kërkuara nga MSA.

Gerrie Willems, Ambasadore e Mbretërisë holandeze në Kosovë, ka thënë që implementimi i MSA-së përmirëson kushtet e jetesës.

“Përmes MSA-së ekonomia mund të rritet dhe të përmirësohet gjendja e jetesës së qytetarëve. Njerëzit në Kosovë janë proevropian. Për neve si shtet anëtare në BE, prania e Bashkimit Evropian na ka ndihmuar në zhvillimin demokratik dhe ekonomik”- tha Willems.

Kurse kryesuesi i sektorit të politikës, ekonomisë dhe integrimeve evropiane në zyrën e Bashkimit Evropian, Thomas Gnocchi, tha se MSA duhet të shfrytëzohet maksimalisht nga të gjitha sektorët.

“Mendoj që kjo është marrëveshja e parë kryesore që e shohim të kontraktuar mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian. Ne kemi të drejta dhe obligime ndaj të dy palëve. MSA është mjet i cili duhet të shfrytëzohet maksimalisht. Qeveria duhet të koncentrohet në rezultatet për zhvillim të MSA-së”, tha Gnocchi.

Sipas gjetjeve 1/3 e qytetarëve të Kosovës e shohin dialogun me Serbinë si të parëndësishëm, kurse vetëm 28% e tyre e njohin si të rëndësishëm. Kurse mbi 60% e popullsisë janë të pakënaqur me Qeverinë e Kosovës.

 

 

 

 

 

Të ngjashme