MSH mbulon shpenzimet për trajtimin mjekësor të një fëmije 4 vjeçar

Prishtinë | 07 Mar 2018 | 14:56 | Nga

Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht Fondi i Sigurimeve Shëndetësore, informon opinionin se të mërkurën, më 6 mars 2018, ka pranuar aplikacionin për trajtim mjekësor të pacientit 4 vjeç R. S., sipas raportit mjekësor të konsiliumit mjekësor të klinikës përkatëse të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Rasti është shqyrtuar me urgjencë dhe Fondi i Sigurimeve Shëndetësore ka lëshuar po dje flëtë-zotimin për mbulimin e shpenzimeve të trajtimit në shumë prej 100% të çmimit referent për trajtim mjekësor bazuar në dokumentin e prezantuar nga aplikuesit (familjarët e pacientit), dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2017 për TMJISHP, sipas të cilit, trajtimi mjekësor nuk duhet të kalojë shumën prej 100% të çmimit referent për të cilin është lëshuar fletë-zotimi.

Me lëshimin e fletë-zotimit, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore zotohet për përmbushjen e obligimit financiar ndaj institucionit në momentin e përfundimit të procedurave administrative në bazë të fletë-lëshimit dhe të faturës së shpenzimeve nga institucioni.

Arsyeja e bërjes së këtij njoftimi është se MSh ka vërejtur se në rrjetet sociale, po kërkohen ndihma financiare për këtë pacient, kërkesa e të cilat dje është pranuar, shqyrtuar dhe miratuar brenda ditës nga MSh.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme