MSH publikon raportin, 9 raste të reja me Covid-19

Prishtinë | 03 Qer 2022 | 15:07 | Nga Ekonomia Online

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se asnjë person nuk ka vdekur nga COVID-19.

Në njoftimin e MSH-së thuhet se nga 284 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Njoftimi i plotë:

03 Qershor 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 66 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.829.328 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 823.188 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹ Deri më sot janë dhënë 102.818 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Nga 284 testime, 9 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹ Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 12 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.182.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 56.

Të ngjashme