M&Sillosi zgjeron aktivitetet e saja eksportuese në tregun e Lindjes së afërt

Prishtinë | 10 Pri 2019 | 10:17 | Nga Ekonomia Online

Këte javë kompania e mirënjohur për prodhimin e miellit M&Sillosi nga Xërxa ka arritur të lansoj brendin e vet miell Finnesa Tipit 400 si dhe Finnesa Integral, duke filluar bashkëpunimin me kompaninë MAC-AAA FREIGHT AND LOGISTICS LLC me seli në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Kompani kjo e mirënjohur për furnizm me produkte ushqimore në Lindjen e afërt.

Me një konkurrencë të pakompromis të kësaj dege të industrisë, prodhuesit kosovarë duke iu falënderuar standardeve të larta te prodhimit e të cilat standarde janë dëshmuar me certifikime ndërkombëtare për kontrollin e kualitetit, kanë arritur të sigurojnë një treg premtues që do të ndikoj jo vetëm në industrinë përpunuese të miellit por indirekt edhe në intensifikimin e kësaj kompanie për stimulimin e zhvillimit të degës së bujqësisë në kontekst të sigurimit të grurit të nevojshëm për përpunim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme