Ministria e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) ka dhënë pëlqimin për themelimin e Zonës Ekonomike, respektivisht Parkun Industrial në Shirokë të Suharekës.
Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, e ka nënshkruar vendimin me të cilën kjo hapësirë prej 162,25.98 hektarë, ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara me ligj për t’u shndërruar në Zonë Industriale.
“Me këtë vendim, do të rriten investimet si nga ana e grandeve qeveritare ashtu edhe nga buxheti i Komunës, për tu përmirësuar kushtet për të gjithë afaristët që janë të interesuar të shfrytëzojnë hapësirat në Shirokë”, thuhet në njoftimin e komunës së Suharekës.
Për më shumë rreth vendimit të nënshkruar të MTI-së kliko: KËTU