Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se do të ndryshojë Parku i Dëshmorëve, shkruan EkonomiaOnline.
Muharremaj ka shtuar se përmes këtij investimi, Parku do të marrë pamje dinjitoze që brezat e ardhshëm t’i nderojnë me respekt ata që dhanë jetën për liri.
Shkrimi i plotë:
Parku i Dëshmorëve do të ndryshojë.
Investimet që do të bëhen këtu dhe në gjithë lapidarët e komunës sonë, do të bëjnë të mundur që këto hapsira të shenjëta ta kenë një pamje më dinjitoze, që vizitorët dhe brezat e ardhshëm ti nderojnë me respekt.
Ata sakrifikuan për ne dhe e nderuan atdheun.