Muharremaj kujton dëshmorët e Bllacës, thotë se ishin frymëzim për brezat e ardhshëm

| 07 Qer 2020 | 11:47 | Nga

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, ka kujtuar dëshmorët e fshatit Bllacë, për të cilët tha se janë frymëzim për brezat e ardhshëm.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook, Muharremaj tha se “Lufta e UÇK-së tregoi sakrificë e përkushtim deri te liria të cilën po e gëzojmë sot”.

Statusi i plotë i tij:

Në fshatin Bllacë sot kujtohen dëshmorët për lirinë e vendit.

Lufta dhe heroizmi i tyre është frymëzim për brezat e ardhshëm. Lufta e UÇK-së tregoi sakrificë e përkushtim deri te liria të cilën po e gëzojmë sot.

E përjetshme qoftë lavdia e tyre !

Bali Muharremaj

https://www.facebook.com/balimuharremaj1/photos/a.160718134614104/553301835355730/?type=3&theater

Të ngjashme