Muharremi: Nuk është hera e parë që nga mos puna dhe mos kujdesi institucional vdesin njerëzit e pafajshëm në ato pjesë të autorrugës

Prishtinë | 14 Qer 2026 | 17:20 | Nga Ekonomia Online

Analisti, Shenoll Muharremi, në një postim në profilin e tij në Facebook ka kritikuar qeverinë për mos pastrimin dhe mos mirëmbajtjen e rrugëve, duke thënë se duhet dhënë llogari për vdekjet.

Edhe sa njerëz të pafajshëm duhet me vdek nëpër rrugë të pamirëmbajtura derisa kjo qeveri e paaftë të i pastrojë e mirëmbajë rrugët si duhet?
Sot nuk është hera e parë që ndodhin aksidente me fatalitet në Autostradën Ibrahim Rugova.
Për këto raste, ku qeveria e ka për detyrë me pastru dheun e me i mirëmbajt rrugët, e nuk e bën me muaj e vite, është direkt përgjegjëse për vdekjet dhe duhet me dhanë llogari!
Kjo sot nuk është hera e parë që nga mospuna dhe moskujdesi institucional vdesin njerëzit e pafajshëm në ato pjesë të autorrugës.
Ngushëllime miqëve dhe familjarëve të viktimës.

Të ngjashme