Muharremi: Vuajtjet e njerëzve në QKUK s’mjaftojnë, tash edhe shpërthime këtu

Prishtinë | 30 Pri 2025 | 12:01 | Nga Ekonomia Online

Analisti Shenoll Muharremi komentoi situatën pas dëmtimit të veturës së ushtruesit të detyrës së drejtorit të QKUK-së.

 “Qitu në QKUK jemi për një trajtim familjar. Po raportohet që tani ka pas shpërthim, një makinë është sulmu. Njerëzit këtu me shumë halle mezi gjejnë zgjidhje. Të traumatizuar shumica. Sikurse vuajtjet e tyre nuk mjaftojnë, po tash edhe shpërthime e krime tjera këtu. Kjo nuk është hera e parë që ndodhin raste të tilla. Siguria duket që po përshkallëzohet. Institucionet e bllokuara, për inate e teke personale dhe partiake”, shkroi në fb Muharremi

Të ngjashme