Muhaxheri: PDK-ja do ta udhëheqë Pejën në katër vitet e ardhshme

Pejë | 25 Kor 2017 | 13:52 | Nga Ekonomia Online

Koordinatori i Partisë Demokratike në Pejë, Arton Muhaxheri, ka thënë se kjo parti është në përgatitjet finale për zgjedhjet lokale, që sipas tij, do të dalin fitues.

Muhaxheri ka thënë se “ka ardhur koha që Peja të udhëhiqet nga njerëzit që kanë vizion”.

“PDK në nivel lokal, në Pejë e të gjitha komunat ka nisur përgatitjet më herët për zgjedhjet lokale. Ka kohë që PDK ka filluar me një dinamik më intensive për tu përgatitur për zgjedhjet lokale. Struktura e PDK-së është shumë e organizuar dhe jam i bindur se Peja do të udhëhiqet nga PDK-ja, sepse konsideroj se tashmë është dëshmuar se Peja duhet të udhëhiqet nga dikush që ka vizion dhe e rikthen namin e qytetit turistik”, ka thënë Muhaxheri për lajmi.net.

Kordinatori i PDK-së ka thënë se nuk kanë dikutuar për koalicione të mundshme për zgjedhjet lokale.

“Nuk kemi diskutuar për ndonjë koalicion. Koalicion parazgjedhor nuk besoj që do të ketë në Pejë, por pas zgjedhor vendosin strukturat udhëheqëse të PDK-së”, ka thënë Muhaxheri.

Muhaxheri nuk ka thënë se janë duke e bërë listën e asamblesitave, ndërsa shpejt do të dalin edhe me emrin për kryetar.

“PDK është në fazën kur jemi duke u përgatitur për gjithë procesin zgjedhor duke përshirë këtu edhe listën e asmableisteve dhe kandidatin për kryetar, aktualisht nuk kemi ndonjë vendim por jemi ne fazën ku ne i presim propozimet nga nëndegët dhe pastaj organet e partisë do te vendosin për kandidatin me të përshtatshëm që do të jetë edhe fitues i zgjedhjeve të ardhshme lokale në Pejë”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme