Muja nisi në ekipin e shkollës, por tani është prej volejbollisteve kryesore në vend

Prishtinë | 19 Gus 2018 | 10:47 | Nga

Rukije Muja nuk e kishte menduar se një ditë do të merrej me volejboll. Apo se do të bënte karrierë në sport.

Tregon se si fëmijë e ka dashur vizatimin. Vlerëson se ka pasur talent për pikturë.

Sot 20-vjeçarja nga Drenasi është shumë e lidhur me sportin e rrjetës, volejbollin.

Volejbolli është prej sporteve më të popullarizuara të vendit te femrat, ndërsa Muja është volejbollistja prej më të mirave në vend. Ajo ka kohë që udhëheq skuadrat ku paraqitet e tani është prej lojtareve kryesore edhe në përfaqësuese të Kosovës. Është reprezentuese e rregullt, ndërsa tregon se është shumë e lidhur me sportin e volejbollit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme