A mund ta përmbysë Man City Liverpoolin? Kështu përgjigjet Guardiola

Prishtinë | 05 Pri 2018 | 09:02 | Nga

Guardiola beson se Manchester City mund t’ia dalë ta përmbysë rezultatin kundër Liverpoolit.

Manchester City e humbi 3-0 ndeshjen e parë në “Anfield” dhe djelmoshat e Pep Guardiolës duhet ta djersitin shumë fanellën në sfidën e kthimit, nëse duan diçka nga kjo eliminatore, ish-trajneri i Barçës beson se ata do ta bëjnë këtë.

“Do të mundohemi t’i bindim lojtarët se ne mund të kalojmë, kemi edhe 90 minuta në stadiumin tonë”, u përgjigj Guardiola.

“Rezultati nuk është aspak i mirë, por unë besoj në skuadrën time. Humbëm, nuk e prisnim, tani duhet të besojmë për ndeshjen e kthimit”, shtoi ai.

Ndeshja e kthimit mes Liverpooli e Manchester City zhvillohet të martën në “Etihad Stadium”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme