“Mund të riktheheni sërish bashkë”, Donald Veshaj thyen heshtjen teksa flet për marrëdhënien me Bora Zemanin

Prishtinë | 11 Tet 2021 | 16:30 | Nga Ekonomia Online

Ata janë një nga çiftet që u komentuan mjaft shumë për marrëdhënien e tyre, por që tashmë prej muajsh janë të ndarë.

Bëhet fjalë për prezantuesen Bora Zemani dhe Donald Veshajn, të cilët duket se i dhanë fund lidhjes së tyre muaj më parë.

Megjithëse prezantuesi prej disa ditësh është bërë pjesë e Big Brother VIP, ai së fundmi ka qenë pjesë e një sfide së bashku me Palomën.

Paloma e ka pyetur fillimisht për lidhjen dhe më pas për ndarjen nga Bora. Ai ka treguar se shkak ishte bërë xhelozia, ekspozimi i tepërt dhe mungesa e vëmendjes.

I pyetur se a mund të ketë një ribashkim mes tyre, aktori ka preferuar që të mos përgjigjet duke thënë që ‘mbaroi intervista’.

Të ngjashme