Kurti plot lëvdata për punën e Bashkim Jasharit në krye të FSK-së

Prishtinë | 07 Maj 2024 | 09:48 | Nga Ekonomia Online

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë ka takuar komandantin e Forcave të Armatosura të Kosovës, Gjeneral Bashkim Jasharin.

Me Jasharin, Kurti ka thënë se kanë biseduar për arritjet, gjendjen aktuale dhe zgjerimin e ushtrisë me buxhet të dyfishuar.

Kurti në Facebook ka thënë se përkundër që Jashari ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, ngritja dhe rritja e FSK-së është e papaarë në këta më pak se dy vjet e gjysmë.

“Komandanti i FSK-së, Gjeneral lejtnant Bashkim Jashari, ende nuk e ka prekur gjysmën e mandatit, por ngritja dhe rritja e FSK-së është e paparë në këta më pak se dy vjet e gjysmë. Biseduam gjatë mbrëmë për të arriturat e deritashme, gjendjen aktuale dhe sfidat e ardhshme. Forcimi e zgjerimi i ushtrisë sonë me buxhet të dyfishuar, armatim të trefishuar dhe katërfishim të trajnimeve jashtë vendit është rruga e sigurtë drejt NATO-s”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme