Mungesë e historisë apo histori e politizuar

Prishtinë | 12 Pri 2021 | 14:07 | Nga Behxhet Shala Bajgora

Mungesë e historisë apo histori e politizuar : Shqiptarët e kanë një problem me historinë , mungon vazhdimësia e historisë së shkruar ( edhe për disa shekuj ) ose , historinë e shkruajnë fituesit në përputhje me ineresin politik ku antivlerat njerëzore dhe kombëtare e në disa raste edhe tradhëtarët i bëjnë heronjë kurse vlerat e vërteta i margjinalizojnë , deri në harresë , jo rrallë duke i diskredituar , në të gjitha aspektet. Nuk ka rast më eklatant dhe më fyes se trajtimi që i bëhet Ushtrisë së Lavdishme Çlirimtare të Kosovës në tekstet e historisë apo tekste tjera shkollore ku e tërë sakrifica , lufta , mundimet , vuajtjet etj., përshkruhen në disa rreshta. Më shumë publicitet i kushtojnë karteleve të drogës në Meksikë si Sinaloa , Zetas , Al Kapones , Pablo Eskobarit dhe mafiozëve të tjerë , se komandantëve të UÇK-së dhe heronjve të luftës çlirimtare. Merreni me mend , sot e kësaj dite mbi varrin e Pablo Eskobarit në Kolumbi , çdo ditë vendosin lule të freskëta përkundër dëmeve të mëdha që i ka bërë qytetarëve të mbarë botës , sidomos rinisë kurse , përkundër sakrificës antologjike që e kanë bërë ushtarët e UÇK-së, për lirinë dhe të mirën tonë , kujt i bie ndërmend të dërgojë lule te varret e tyre përveç gjatë fushatave zgjedhore apo luftës së ndyrë për pushtet që bëhet midis partive politike. E kam fjalën për heronjtë që kaluan në përjetësi kurse për të gjallët janë bërë shumë përpjekje të dërgohen në burgje , qoftë duke ua montuar proceset në Kosovë apo duke i kidnapuar , dhe sipas një skenari duke i dërguar në burgjet e Gjykatës Raciste në Hagë ku mbahen edhe sot , të privuar nga e drejta për një gjykim të drejtë , të paanshëm dhe të pandikuar politikisht ! Popujt tjerë , në mungesë të heronjve të vërtetë , i shpikin ata kurse ne , përkundër faktit që kemi aq shumë heronj , i shkeli ata për t’ua zënë vendin e tyre që me asgjë nuk e meritojmë ! Serbët dhe jo vetëm ata i përkulen Varrit të Ushtarit të Panjohur , e shpikin Simonidën për t’i keqpërdorur politikisht , zviceranet e shpikin Vilhem Tellin , anglezët e shpikin Robin Hudin , malazezët e shpikin mbretin e rremë Shqepanin e Vogël dhe shumë të tjerë për faktin se një popull që nuk ka heronjë , nuk ka të kaluar , të sotme nuk do të ketë as të ardhme. Frymëzimi dhe besimi janë shtyllat kryesore që karakterizojnë një popull që nuk përkulet as në situatat më të rënda. Shqiptarët , më heret , më shumë e kanë ruajtur historinë përmes odave , kuvendeve , tregimeve , gojëdhënave se sa përmes formës së shkruar.

Në historinë më të re të shqiptarëve e që e llogarisë nga 28 nëntori 1912 , kur është shpallur Pavarësia e Shqipërisë , ata që kanë qenë më meritorët për liri dhe pavarësi , asgjë nuk kanë shkruar për veten e tyre ose fare pak kurse kundërshtarët e tyre e kanë portretizuar veten si baballarë të Kombit . Shiheni Ismail Qemalin , luigj Gurakuqin , Isa Boletinin , Hasan Prishtinën , Çerqiz e Bajo Topullin dhe shumë të tjerë , që asht dhe rasht e lanë për Shqipërinë dhe shqiptarinë dhe shiheni një mbret te rremë , pa rrënjë dhe trung mbretërorë siç ishte Ahmet Zogu ?! Pas luftës së dytë botërore , patriotët e vërtetë , ose u vranë , ose u arrestuan , ose kaluan në emigracion kurse historinë e shkruajti duke u bë njëshi i historisë , Enver Hoxha që , së bashku me Ahmet Zogun dhe Sali Berishën më së shumti e dëmtuan Shqipërinë dhe vet shqiptarët për faktin që e sunduan Shqipërinë thuaja 85 % të kohës , nga shpallja e pavarësisë dhe , përkundër detyrimit kushtetues , jo që nuk e bashkuan Kosovën me Shqipërinë por e dëmtuan dhe penguan këtë proces duke vrarë dhe arrestuar patriotë të devotshëm shqiptarë.
Në Kosovë historinë e shkruan Fadil Hoxha , Xhavit Nimani , Hivzi Sylejmani , Xhevdet Hamza , Kol Shiroka , Ali Shukriu , Sinan Hasani , Sejdo Bajramoviq , Rrahman Morina , Azem Vllasi etj., që , disa u spikatën për krime ndaj shqiptarëve liridashës , kurse të tjerët , vetëm pasi u përzënë nga pushteti ( Millosheviqi ) filluan të bëhen patriotë ! Nuk përmenedej Azem Bejta dhe Shotë Galica , Shaban Polluzha dhe Mehmet Gradica , Jahja Fusha dhe Xhafer Deva , Gjon Serreqi dhe Marie Shllaku , Mulla Idriz Gjilani dhe Shyt Mareci , Bacë Adem Demaçi dhe Metush Krasniqi dhe shumë patriotë që , me aq sa kishin mundësi kontribuan për çlirimin dhe lirinë e Kosovës. Ose , përmendeshin si armiq të popullit dhe rrënues të ish – Jugosllavisë. Kjo ishte dhe është historia e politizuar që u servohej shqiptarëve në ish – Jugosllavinë e që e shpërndanin një pjesë e madhe e të ashtuquajturve intelektualë shqiptarë ! Në Kosovë , pas përfundimit të luftës së dytë botërore kur Kosova , në Kuvendin e Prizrenit dhunshëm mbeti nën jugosllavinë dhe Serbinë janë tri figura që e shënuan këtë periudhë duke i dhënë kahe tjera histroisë së shqiptarëve në Kosovë dhe vet Kosovës . Ishin Bacë Adem Demaçi , Ibrahim Rugova dhe Komandanti Legjendar , Adem Jashari . Të fillojmë me radhë për këto tri personalitete që u kontestuan , u hyjnizuan , u mbivlerësuan apo u linçuan publikisht .

  1. Bacë Adem Demaçi : Ndonëse djalin i vetë i një familje të varfër Demaçi ( vëllau i vdiq në moshë të re ) , u rritë nga Motra Ajshe , e cila nuk iu nda asnjëherë deri sa vdiq, që nga shkolla fillore e nisi angazhimin patriotik për ta vazhduar pastaj edhe në shkollën e mesme përmes organizimit konkret me synim që Kosova të çlirohej dhe të bashkohej më Nënë Shqipërinë. Të njëjtin angazhim e pati edhe gjatë studimeve në Beograd ku u denoncua nga shumë shqiptarë që mbanin , deri në pensionim poste me rëndësi në Kosovë , sikur ata të ishin angazhuar për çlirim të Kosovës. Ata kanë emër dhe mbiemër , janë të ditur për disa shokë dhe miq të Bacës Adem Demaçi si dhe disa institucione. Këta të pafytyrë , pas përfundimit të luftës në Kosovë kanë jetuar dhe janë trajtuar më mirë se në kohën kur i kanë shërbyer Jugosllavisë dhe Serbisë. E kanë gëzuar respektin e plotë , në vend që ta kenë përbuzjen e merituar , pikërisht nga ata të cilët i kanë përndjekur . Zgjatjet e tyre biologjike , bijtë dhe bijat gjithashtu i gëzojnë të gjitha privilegjet në ndërkohë që fëmijët e ish – të burgosurve politikë , të veprimtarëve kombëtarë apo fëmijë të ish – ushtarëve të UÇK – së , janë të papunë . Bacë Adem Demaçi , për herë të parë u arrestua në vitin 1958 për t’u arrestuar pastaj edhe dy herë , dhe , si pasojë i mbajti mbi 28 vite burg në kampet e përqëndrimit në ish Jugosllavi si në Nish , Pozharevc , Sremska Mitrovicë e sidomos në Llogorin e Stara Gradishkës ku u dërgua , jo për të mbajtur burg por për t’i lënë kockat siç i thonin këta të UDB-së dhe drejtori i llogorit. Stara Gradishka , në kohën kur aty ishte Bacë Adem Demaçi ishte sinonim i tmerrit dhe ferrit mbi tokë ! Çdo i burgosur politikë që ka qëndruar aty qoftë edhe një ditë të vetme , mund ta dëshmojë këtë! Edhe unë kam qenë në Llogorin e Stara Gradishkës nja 12 -13 muaj dhe vet fakti që e kam takuar Bacë Adem Demaçin ishte dhe është kënaqësia më e madhe imja. Bacë Adem Demaçi nuk e merrte burgun si burg e as dënimin si dënim , e merrte një detyrë dhe çmim që duhet paguar drejt rrugëtimit për çlirim , liri dhe bashkim kombëtar. Këtë frymë e barte edhe te të burgosurit tjerë politikë shgqiptarë , kroatë por edhe te shqiptarët e dënuar për vepra tjera e që kishin ndërruar mendje dhe bindje. Ishte autoritet që respektohej nga të gjithë dhe fjalës së tij nuk i bëhej dysh. Gjatë qëndrimit në Llogorin e Stara Gradishkës dhe pasi kishin filluar zhvillimet në krye të së cilës ishte Ibrahim Rugova , Bacë Adem Demaçi menjëherë doli në përkrahje të Rugovës duke na udhëzuar edhe neve që ta përkrahim me fjalët se : “ për herë të parë po del një intelektual që me dinjitet po përfaqëson interesin e popullit shqiptar …”. Nuk kishim asnjë informatë dhe nuk e dinim kush ishte Ibrahim Rugova dhe , si të burgosur një kohë të gjatë mrekulloheshim kur dikush kishte guxim të fliste sikur që flisnin Rugova , Qosja , Milazim Krasniqi , Ibrahim Berisha dhe të tjerët në ato takimet në “ Francuska “ 5 në Beograd. Pasi dolëm nga burgu shumica e ish – të burgosurve politikë nuk hymë në LDK –ë për t’iu mos shkaktuar probleme përjashtuar këtu një grup të vogël që kishin pasur ambicie politike dhe të cilët Ibrahim Rugova i fshiu në Kuvendin e Dytë të LDK-së . Bacën Adem Demaçi asnjëherë , më shumë krahu i luftës se ai i paqes nuk u trajtua në përputhje me meritokracinë dhe ndonëse , kur kishin nevojë thonin se Bacë Adem Demaçi është Mandela i Ballkanit dhe i Evropës , vepruan në kundërshtim të plotë me ate që qytetarët e Afrikës së Jugut bënë për Nelson Mandelën. Nelson Mandela u bë president i Afrikës së Jugut ndërsa Bacë Adem Demaçit iu pamundësua angazhimi politik dhe të gjitha postet institucionale , përveç KMDLNj –së , u shndërruan në “ mollë të ndaluar “ për Bacën Adem Demaçi . Deri në kohën kur kaloi në amshim dhe ia organizuan një verrim “ pala – vala “ që ishte vazhdimësi e trajtimit të padinjitetshëm që ia bënë Bacë Adem Demaçit. Edhe sot Bacë Adem Demaçin e kujtojnë , e vlerësojnë dhe e çmojnë një grup shokësh kurse ata që u sillën si horra me Bacë Adem Demaçin edhe sot vazhdojnë me sjellje të njëjtë , por me metoda tjera . Prandaj , disa që në çdo manifestim që ka interes politik për ta e vizitojnë kalimthi Panteonin e Përjetësisë ku është vendosur Bacë Adem Demaçi , ndoshta do të bënin më mirë të mos shkonin fare. Ky do të ishte respekti më i madh që do t’ia bënin Bacë Adem Demaçit. Historia nuk ka filluar me ne e as që do të përfundojë me ne !
  2. Ibrahim Rugova : Ndonëse me moshë nuk është shumë më i ri se Bacë Adem Demaçi , aktiviteti i tij politikë krahasuar me Bacën është thuaja i papërfillshën , nuk ka zgjatur as sa gjysma e burgut që e ka ka mbajtur Baca. Po mendoj aktivitetin për Kosovën dhe shqiptarët sepse , deri në vitin kur ishte bërë diferencimi ka qenë pjesë e politikës që ka bërë diferencime dhe që e ka glorifikuar , me shkrime shokun Tito , njërin ndër kriminelët më të mëdhenj të shekullit njëzetë. U bë figurë karizmatike për faktin që rreth vetes e krijojë një rreth mistikë sikur që përfaqësonte një shumicë që nuk e donte luftën por se mendoni se liria do të pikte nga qielli. Asnjëherë nuk kam thënë se Ibrahim Rugova nuk e ka dashur lirinë e Kosovës , se ka qenë kundër saj por e kam thënë se , për dallim nga bacë Adem Demaçi që 24 orë ka qenë në gjendje të sakrifikohet , Ibrahim Rugova 24 orë ka qenë në gjendje të mos sakrifikohet. Si intelektual , nuk e ka dashur luftën , nuk e ka përkrahur luftën dhe po të pyetej Rugova , në Kosovë nuk do të kishte luftë , së paku në 500 vjetët në vijim. Edhe kur në skenë doli e Lavdishmja Ushtri Çlirimtare e Kosovës dhe kur u shterrën të gjitha përpjekjet paqësore , Ibrahim Rugova , as si president e as si komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura , nuk ishte në gjendje të marrë përgjegjësi që i takonin sipas Kushtetutës së Kaçanikut. E them me përgjegjësi se , nëse Rugova në atë kohë do të vehej në krye të luftës çlirimtare , lufta do të kishte tjetër rrjedhë dhe përfundim më të mirë. Ibrahim Rugova nuk e kishte konkurent Bacë Adem Demaçin por e kishte konkurent pavendosmërinë e tij për të marrë përgjegjësi kombëtare dhe shtetërore . megjithatë është figurë që ka ndikuar në rrjedhat e historisë por në asnjë rrafsh nuk mund të krahasohet me Bacë Adem Demaçin apo Adem Jasharin !
  3. Adem Jashari – Komandanti Legjendar : Është forma dhe përmbajtja e luftës për çlirim , liri dhe bashkim kombëtar. Në historinë e shkruar por edhe të pashkruar botërore nuk ka rast të ngjashëm me sakrificën e Adem Jasharit , familjes jashari që luftuan dhe ata që ishin me familjen Jashari në çastet e sakrifikimit të papërsëritshëm. Mjafton ta shkruash emrin e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe i ke thënë të gjitha. E ke vulosur këtë pjesë të historisë dhe ke krijuar një të ardhme të paimagjinueshme. Nuk kam fjalë tjera !
    Ibrahim Rugova si pykë midis Bacë Adem Demaçit dhe Adem Jasharit : Tash mund ta shihni renditjen e personaliteteve në titullin e shkrimit dhe pse kam bërë kështu ? Që nga mbarimi i luftës është një qëllim që të margjinalizohet roli i Bacë Adem Demaçit por edhe i Adem Jasharit përmes fuqizimit të Ibrahim Rugovës. Janë bërë dhe po bëhen përpjekje që të bëhet një dyshe që ka qenë përcaktuese për lirinë dhe çlirimin e Kosovës ; Ibrahim Rugovë me Adem Jasharin që është kombinimi më i palogjikshëm i mundshëm , më i panatyrshmi dhe që nuk kanë thuaja asgjë të prbashkët , ose kanë shumë pak të përbashkët duke e margjinalizuar Bacë Adem Demaçin. Bacë Adem Demaçi dhe Komandanti Legjendar , Adem Jashari janë shqiptarë që lindin çdo 1000 vjet , ndoshta edhe më shumë se aq. Nëse liria dhe sakrifica pasakn emër ata janë : Bacë Adem Demaçi dhe Komandanti Legjendar , Adem Jashari. Këta do t’i mbijetojnë çdo furtune , çdo zhvillimi , çdo shekulli apo mijëvjeçari. Për të gjithë ata që e duan lirinë , shqiptarë qofshin apo qytetarë të gjithë botës. Ju mund të keqpërdorni politikën , mediat dhe institucionet që i sundoni por asnjëherë nuk do ta keni kapitalin 30 vjeçar të burgjeve të Bacë Adem Demaçit për liri , çlirim dhe bashkim kombëtar. Sikur edhe 40 vjet të tjera të aktivitetit kombëtar të Bacës , përjashtuar vitet e burgut. Pikë ! Ju mund të mos i ndërtoni përmendore Komandantit Legjendar Adem Jasharit në Prishtinë por nuk do ta arrini respektin , vlerësimin dhe dashurinë për kryeluftëtarin e UÇK-së , Adem Jasharin. E kam fjalën për ata që e duan lirinë. Për ata që e duan batakun , nuk mund të presësh asgjë. Për aq kohë sa të jetë njerëzimi , veprat e Bacë Adem Demaçit dhe Komandantit Legjendar , Adem Jasharit do të jenë të pavdekshme sepse janë bërë pjesë e përjetshme e ADN-së shqiptare !

Të ngjashme