Mungesë e integrimit të teknologjisë në sistemin arsimor në Kosovë

Prishtinë | 29 Sht 2017 | 08:05 | Nga

Shkollat e Kosovës po përballen me mungesë të teknologjisë së informimit dhe komunikimit (TIK) dhe mosintegrim të teknologjisë bashkëkohore në kurrikulë.

Sipas ekspertëve të arsimit, mungesa e prezencës së teknologjisë paraqet mangësi serioze të sistemit të arsimit në vend, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa shkollat që gjenden në pjesët rurale shumica nuk kanë pajisje teknologjike, në kryeqytet edhe pse shumica e shkollave janë të pajisura me kompjuterë, në shumë raste ata janë jashtë përdorimit.

Zëvendësdrejtoresha e shkollës “Naim Frashëri” në Prishtinë, Drita Qorolli, ka thënë për gazetën se në këtë shkollë në kabinetin e informatikës kanë gjithsej 32 laptopë, por që prej tyre 10 janë jashtë funksionit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme